VIDEO/ Shikoni ç’ndodh te emisioni i Zhejit, Ndoka i “përplas” tavolinën Hysenit,...

VIDEO/ Shikoni ç’ndodh te emisioni i Zhejit, Ndoka i “përplas” tavolinën Hysenit, ndërhyn dhe Çani

144
0
Shares
Dosja Tahiri dhe hetimet për ish-ministrin e Brendshëm kanë shkaktuar debate të forta në studion e “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji, ku deputeti socialist Alket Hysenaj dhe opozitari Nard Ndoka kanë ngritur tonet. Ndoka e ka cilësuar Hysenin një ushtar të partisë së krimit, që ka dalë deputetët nga votat e blera me paratë e drogës së Habilajve.

DEBATI:

Arjan Çani: Pse ikën prokurori, kur kanë dalë në përgjime

Alket Hyseni: Se ka fshehur prokurori por nuk e ka konsideruar fare, se nuk ka dalë në përgjime Saimir Tahiri me ata

Arjan Çani: Jo Saimiri, ata të dy

Alket Hyseni: Kanë dalë dy ordinerë

Arjan Çani: Unë nuk i quaj ordinerë

Nard Ndoka: Janë kushërinjt e ministrit

Alket Hyseni: Janë kushërinjt e 7-të Nardi, po ti nuk mban përgjegjësi për kushërinjt e parë

Nard Ndoka: Po mos i fyej pra

Alket Hyseni: I fyej se ata janë kriminelë për mua

Nard Ndoka: Nuk janë kriminelë ata, nuk janë me vendim gjykate. Mos e shaj Kryeministrin dhe ministrin

Alket Hyseni: Ju i doni ata sepse keni shpresën e vetme që të dilni nga zgërqi ku ju ka vendosur populli shqiptar me votë. Juve shpresoni një skandal të madh se ndryshe nuk dilni dot. Nuk keni asnjë alternativë dhe nuk lexoni rezultatin politik

Nard Ndoka: Çfarë rezultati? Ky është rezultat droge, a e kupton? Akuza është se paratë e drogës i keni futur në zgjedhje. Çfarë janë këto përralla që tregon

Alket Hyseni: Përrallat ti tregoj unë ty. Filloni hetimin për ish-Kryeministrin

Nard Ndoka: Këta kriminelët tuaj thanë paret ia japim Saimirit për zgjedhje. Zgjedhjet i keni blerë

Alket Hyseni: Ish-Kryeministri deklaroi se Lazaratin e kam lejuar…

Nard Ndoka: Nuk jeni mazhorancë e supervotuar. Jeni mazhorancë që e keni dhunuar popullin me blerjen e votës

Alket Hyseni: Ne kemi fituar historikisht edhe kur na keni vjedhur

Nard Ndoka: Jeni përfaqësuesit e klanit të drogës edhe e mbron me fanatizëm

Alket Hyseni: Nardi ti ke të drejtë se herë këtej e herë andej

Nard Ndoka: Se kam nderin tim unë që të jem kudo. Ti flet thjesht si avokat, një ushtar i rëndomtë i asaj partie që përfaqëson

Alket Hyseni: Unë jam ushtar i asaj partie por jam general i vetes sime.

Nard Ndoka: Fol në mënyrë politike

Alket Hyseni: Flas politikisht edhe juridikisht. Ti ke të drejtë se juridikisht nuk ia ke haberin, politikisht nuk orientohesh dot

Nard Ndoka: Mos më trego mua politikisht, se ti je për herë të parë në parlament e sdo të jesh më

Alket Hyseni: Për herë të parë sepse unë isha rezevuar të vija  nga një kallëp i caktuar aty. Mendova se po pastroja kur erdha aty dhe jam akoma pishman për ca kallëpe

Nard Ndoka: Ti je i akuzuar aty se ke përdorur paret për drogë, ke blerë votat me kushërinjte e ministrit dhe thotë jam votuar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY