FOTO/ Shkatërrohet grupi i heroinës në Durrës, 1 në pranga 3 në...

FOTO/ Shkatërrohet grupi i heroinës në Durrës, 1 në pranga 3 në kërkim

71
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Durrës kanë finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “Bridge”, ku kanë goditur një rast të trafikut të drogave të forta. Policia ka sekuestruar disa gramë heroinë dhe ka arrestuar në flagrancë një shtetas, por ka shpallur në kërkim edhe tre të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  pas një hetimi rreth 3- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur goditjen e një grupi që shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë.

Është finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar “Bridge”. U arrestua në flagrancë shtetasi Bledar Tahiri  39 vjeç, banuese në Shijak. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

  • E. K. 36 vjeç, banues në Shijak;
  • E. R. 34 vjeç, banues në Durrës;
  • L. Ç. 39 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 14.12.2017, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar,  në qendër të Shijakut, shtetasi Bledar Tahiri u kap në flagrancë dhe I’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

  • rreth 179 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë e ndarë në 30 doza.
  • një peshore elektronike;
  • një aparat telefoni celuar.

Nga hetimet e kryera u dokumentua me prova shkencore se shtetasit e mësipërm janë të përfshirë në veprimtari kriminale ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit Heroinë në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.

Bledar Tahiri, në rolin e ndërmjetësit I’a  blinte lëndën narkotike shtetasit E.K. dhe më pas u’a shiste shtetasve E.R. dhe L.Ç. kundrejt një pagese.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

  • ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve Bledar Tahiri dhe E.K. parashikuar në nenin  283/2 të Kodit Penal.
  • ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasve E.R. dhe L.Ç. dhe E.K. parashikuar në nenin  283/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY