FOTO/ Saimir Tahiri “e merr me sportivitet”, buzëqeshje vesh më vesh teksa...

FOTO/ Saimir Tahiri “e merr me sportivitet”, buzëqeshje vesh më vesh teksa paraqitet të Krimet e Rënda

94
0
Shares

Në orën 9:30, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u paraqit në Gjykatën e Krimeve për t’u njohur me vendimin për bllokimin e pasaportës dhe ndalimin për t’u larguar jashtë Shqipërisë. Ish ministri është thirrur për të dëshmuar nga gjyqtarja Liliana Baku dhe shoqërohet nga avokati i tij, Maks Haxhia. Ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria.

Por ajo çfarë ra në sy në këtë dalje të fundit në publik, që pas kthimit nga Gjermania ishte buzëqeshja e Tahiri para kamerave të televizioneve, që e prisnin në dyert e Gjykatës. Ish-ministri i Brendshëm duket sikur e ka marrë me tepër sportivitet këtë çështje dhe akuzat që rëndojnë mbi të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY