FOTO/ Një femër mund të ‘thyejë akullin’ midis PS dhe PD, ja...

FOTO/ Një femër mund të ‘thyejë akullin’ midis PS dhe PD, ja kandidatja për kryeprokurore që e pranon opozita

231
0
Shares

Mazhoranca duket se e ka ndarë mendjen për zgjedhjen e një Kryeprokurori të përkohshëm në seancën e fundit parlamentare për 2017, që do të mbahet të hënën. Por teksa KLP pritet të krijohet së shpejti, në mjedisin politiko-mediatik përflitet edhe për emrin e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar, që do të dal nga 3 kandidatura që do t’i propozohen Kuvendit, sipas Kushtetutës.

Nëse do të kishim një votim konsensual, ku opozita dhe mazhoranca të binin dakord me njëra-tjetrën, atëherë personi më i mundshëm për të zëvendësuar Adriatik Llallën do të ishte një femër. Këtë skenar të mundshëm e zbuloi gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

“Ka një zë që edhe PDIU do ta bojkotojë votimin, dhe ka një skenar të fundit që është përfolur sot, nëse do ketë një dakordësi politike, me kushtin e opozitës me 84 vota. Në fakt është një kandidaturë dhe bëhet fjalë për një grua e cila mund të arrijë të zgjidhet me konsensus”, u shpreh Lala.

Ndërkohë Tpz.al shkruan se emri i përfolur është prokurorja Rovena Gashi, të cilës më herët i është refuzuar viza nga Ambasada Amerikane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY