Trafiku njerëzor, fitimet 3 miliardë dollarë në vit, Shqipëria ndër vendet e...

Trafiku njerëzor, fitimet 3 miliardë dollarë në vit, Shqipëria ndër vendet e para

51
0
Shares

Organizata Ndërkombëtare e Punës ka llogaritur se tregu i trafikut njerëzor qarkullon rreth 3 miliardë dollarë në vit vetëm për shfrytëzimin seksual dhe shfrytëzimi i punës ilegale nxjerr përfitime deri në 32 miliardë dollarë në vit.
Sipas të dhënave të Europol, viktimat e trafikut vijnë kryesisht nga Shqipëria, Rusia, Ukraina, Gana, Nigeria, Kina, Vietnami e Brazili.
Të dhënat evidentojnë një rritje eksponenciale të viktimave të trafikut të destinuara për prostitucionin, midis të rejave të ardhura nga zona e Afrikës qendrore (Gana, Nigeria) është regjistruar një rritje e popullsisë femërore (respektivisht mbi 69% e mbi 85% në një periudhë të shkurtër) dhe një rritje e prostitutave nga këto kombësi.
Nuk janë vënë re ndryshime sinjifikative të rrugëve të përdorura për të arritur në Evropë nga ato tashmë të njohura, megjithëse ndryshimet në politikat e migracionit kushtëzojnë adaptime dhe zhvendosje fluksesh.
Rrugët tradicionale të hyrjes në territorin evropian më të përdorura mbeten ato afrikane, që kalojnë nga Briri i Afrikës e përmes Sudanit e Çadit arrijnë në Libi, për të kaluar më pas në brigjet e vendeve evropiane mesdhetare; rruga e Lindjes së Mesme dhe ajo ballkanike, shfrytëzuar nga ata që vijnë nga juglindja aziatike.
Sipas pohimeve të vetë migrantëve, çmimi i rrugës shkon nga 600 në 2000 dollarë.
Ata që vijnë nga rruga e Lindjes së Mesme hyjnë në Itali duke ndjekur itinerarë të ndryshëm, me një kosto udhëtimi që shkon nga 1500 në 6000 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY