Itali, pas vrasjes së bashkatdhetarit arrestohet sërish shqiptari me 700 mijë euro...

Itali, pas vrasjes së bashkatdhetarit arrestohet sërish shqiptari me 700 mijë euro drogë

116
0
Shares

Një 45-vjeçar shqiptar dhe një 46-vjeçar italian, janë arrestuar nga financierët e Komandës Provinciale Piacenza për trafikim të lëndëve narkotike dhe për vjedhje të shumta.
Masa e arrestit me burg për shqiptarin vjen pas një hetimi të gjatë dhe kompleks bëjnë me dije mediat italiane. Italiani dhe shqiptari janë arrestuar në muajin shkurt, ky i fundit është cilësuar si i rrezikshëm nga autoritet policore vendase. Për shtetasin italian është vendosur arresti shtëpiak, e ndërsa për shqiptarin prokuroria ka kërkuar arrest me burg.
Shqiptari mësohet se ka qenë dënuar më herët me 12 vite burg për vrasjen e bashkatdhetarit të tij dhe më pas fshehjen e kufomës.
Po ashtu mediat vendase bëjnë me dije se gjatë operacionit që çoi në arrestimin e tij, është gjetur dhe sekuestruar në vendin e tij të punës dhe të banimit, rreth 2.5 kilogramë kokainë të pastër dhe 10 kilogramë marihuanë një vlerë totale prej rreth 700,000 euro, por edhe armë, municione, xhaketa antiplumb, pasaportat, kartat e identitetit, licenca dhe certifikata regjistrimi të rreme, telefona celularë dhe karta e krediti, si dhe pajisje të shumta shtëpiake, goma dhe këpucë të markave të shtrenjta, të ardhura si pasojë e vjedhjeve, dhe një vlerë totale prej rreth 100,000 euro.
Zhvillimi i mëtejshëm i hetimeve nga Piacenza bërë të mundur arrestimin e parakohshme të pronarit të kompanisë, ku ishin gjetur mallrat e vjedhura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY