ZBULIMI/ Ja pasuritë e kandidatëve për Kryeprokurorë

ZBULIMI/ Ja pasuritë e kandidatëve për Kryeprokurorë

288
0
Shares

Gazetari i Shqiptarja.com, Adriatik Doçi, ka zbuluar pasuritë befasuese që posedojnë shtatë kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm. Në një lidhje direkte në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, gazetari Doçi veçoi disa nga kandidatët, që rezultojnë me të ardhura tepër të larta, mes të cilëve ishte kandidati Arqile Koça, i cili rezulton pronar i 5 apartamenteve, i një apartamenti të shitur në Dajt, si dhe ka hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, ku vetëm themelet i kushtojnë 10 mijë euro.

Më tej, gazetari i Shqiptarja.com zbuloi dhe kandidatin për kryeprokuror të apasionuar pas makinave, që është Ferdinand Elezi, ku vetëm në vitet e fundit ka ndërruar 7 makina me vlera të larta. Elezi posedon katër pasuri të paluajtshme, shtëpi, zyrë dhe apartament në Durrës, si dhe një apartament banimi në Tiranë. Gjithashtu, Doçi zbuloi dhe dy kandidatët që rezultojnë me një pasuri modeste, që janë Arta Marku dhe Granit Shahu.

Deklarata e gazetarit Adriatik Doçi:
Nga verifikimet e kryera rezulton se disa nga 7 kandidatët posedojnë një pasuri befasuese në raport me të ardhurat e deklaruara, që mund të vinte në pikëpyetje dhe testin e Vettingut, në raport me pasuritë.

Arqile Koça rezulton që më 2001 ka marrë një kredi me vlerë 50 milionë lekë të vjetra, e rimbursuar nga shteti. Por, ai ka në pronësi 5 apartamente, ka shitur një apartament në Dajt me sipërfaqe 120 m/2, ndërsa ka hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, ku vetëm themelet kushtojnë 10 mijë euro.

Ferdinand Elezi është i pasionuar pas makinave, ku ka ndërruar vitet e fundit 7 makina me vlera të larta. Sa i takon pasurive të paluajtshme, posedon 4 pasuri të tilla. Shtëpi, zyrë dhe apartament në Durrës, si dhe apartament banimi mnë Tiranë.

Besnik Muçi deklaron rreth 7 pasuri të paluajtshme, vitin e fundit (2016) ka blerë aparmanet me vlerë 75 mijë euro në Tiranë, që e justifikon me të ardhura nga bashkëshortja, hua dhe kredi. Ka shtëpi banimi, deklaron tokë truall, si dhe të ardhura nga një vresht në Pogradec.

Artur Selamin me pasuri modeste, posedon depozit bankare me vlerë 25 mijë dollarë. Më 1999 ka marrë kredi 10 mijë euro për blerje banese, nuk posedon pasuri të paluajtshme.

Arta Marku rezulton gjithmonë me të ardhurat e ligjshme, ka pasuri të ligjshme dhe normale. Dy apartamente në Shkodër, që i justifikon me pagat dhe kredi.

Ermira Tafani posedon llogari rrjedhëse 9 mijë dollarë, si dhe të ardhurat e tjera në emrin e bashkëshortit, që merret me biznes.

Granit Shahu ka pasuri modeste referuar deklaratave të pasurive. Ka makinë Range Rover dhe 17 milionë lekë të vjetra cash. Ka marrë kredi më 2015 në vlerën 25 mijë dollarë për blerje banese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY