VIDEO/ Basha flet për “Puç Kushtetues”: Protesta për të ndalur veprimet antikushtetuese...

VIDEO/ Basha flet për “Puç Kushtetues”: Protesta për të ndalur veprimet antikushtetuese të Ramës

78
0
Shares

Në bashkëbisedimin që pati me gazetarët paraditen e sotme, kreu i PD-së, Lulzim Basha lexoi nen për nen Kushtetutën, për t’i treguar shqiptarëve se çfarë procedure duhet ndjekur për zgjedhjen e Kryeprokurorit dhe për të pastruar tymnajën që ka prodhuar mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama.

“Ky është një Puç Kushtetues! Edi Rama do të zaptojë kryeprokurorin e vendit kur është në kulmin e akuzave për përfshirjen e eksponentëve më të lartë të partisë dhe qeverisë së tij në afera të tmerrshme korruptive dhe në trafikun e drogës dhe të armëve”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, qeveria po e bllokon qëllimisht reformën në drejtësi dhe sot vendi ndodhet në kushtet e një krize, pasi po dhunohet Kushtetuta. Ai theksoi se kemi të bëjmë me një çështje që i përket çdo qytetari dhe jo vetëm e opozitës, ndaj do të ndiqet çdo hap, përfshirë këtu protestat për të penguar zbatimin e një reforme në drejtësi që i devijon Kushtetutës për interesa të Ramës.

“Gjithçka tjetër është antikushtetuese dhe antireformë. Janë iluzione që prodhon mazhoranca. Ne do të ndërmarrim çdo hap institucional dhe ligjor. Kundër një Puçi Kushtetues do të protestojmë bashkë me qytetarët shqiptarë. Ne nuk do të pranojmë shpalljen e Edi Ramës, jo vetëm kryeminisitër me vota të blera, por edhe kryeprokuror duke shkelur Kushtetutën, në mënyrë që të fshijë dosjet e errëta të qeverisë së tij”, nënvizoi Basha.

 

Bashkëbisedim me gazetarët.

Publié par Lulzim Basha sur mercredi 13 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY