Mëngjesi nis me aksident në Tiranë, lëndohen 3 vajza dhe 1 djalë...

Mëngjesi nis me aksident në Tiranë, lëndohen 3 vajza dhe 1 djalë te rruga ‘Bardhyl’

188
0
Shares

Mëngjesi i sotëm në Tiranë ka nisur me një aksident të ndodhur në rrugën “Bardhyl”, ku disa persona kanë mbetur të plagosur. Në total janë plagosur katër persona, 3 vajza dhe 1 djalë. Policia e Tiranës njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 6:15.

Njoftimi i policisë:

Në Sallën Operative erdhi një telefonatë se në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim”, me rrugën ” Bardhyl”, kishte ndodhur një aksident.  Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe konstatoi se në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tasim” , me rrugën ” Bardhyl”, janë aksidentuar mjeti AA 561 LM me mjetin AA 654 DZ dhe si pasoje janë dëmtuar shtetasit F.Ç, 23 vjeçe, S.H., 22 vjeçe, Gj.Sh., 22 vjeçe dhe S.B., 23 vjeç, të cilët janë transportuar në sptital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY