Greqi, me makinë të vjedhur niset nga Selaniku për në Shqipëri, prangoset...

Greqi, me makinë të vjedhur niset nga Selaniku për në Shqipëri, prangoset emigranti

112
0
Shares

Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua në zonën e Follorinës në Greqi pasi kishte vjedhur një makinë në Selanik dhe me të ishte nisur për në Shqipëri.
Mediat greke raportojnë se autoritetet në pikën kufitare në Kristallopigi thanë se vjedhja ishte raportuar që prej ditës së hënë. Po atë ditë makina ishte parë në një zonë rurale të Follorinës, kur emigranti shqiptar tentoi të kalonte kufirin në mënyrë ilegale.
Pas arrestimit, policia i sekuestroi makinën e vjedhur për tia kthyer pronarit, ndërsa shqiptari iu dorëzua autoriteteve të Kostuarit me akuzën e vjedhjes dhe shkeljes së ligjit për të huajt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY