EMRI & FOTO/ Kandidati i katërt për kryeprokuror: Ja platforma ime për...

EMRI & FOTO/ Kandidati i katërt për kryeprokuror: Ja platforma ime për kreun e akuzës

193
0
Shares

Prokurori Besnik Muçi ka shpalosur kandidaturën dhe platformën e tij për postin për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm. Në dëgjesën para deputetëve të Komisionit të Ligjeve, prokurori Muçi tha se gjatë punës së tij ka hetuar dosje të rëndësishme.
Muçi, aktualisht është pjesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Karriera e tij fillon në Prokurorinë e Tiranës, dhe pikërisht në këtë prokurori ai ka hetuar dosje si mbikalimin e “Zogut të Zi”. Pas përplasjeve me kryeprokurorin e kohës Theodhori Sollaku, Muçi ka vendosur të japë dorëheqjen nga prokuroria dhe më pas të fillojë punë pranë Policisë së Shtetit.
Pas largimit të Sollaku, Muçi rikthehet sërish prokuror pas një vendimi të marrë nga Ina Rama, e cila e caktoi te Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Besnik Muçi deklaroi se ka hetuar dosje tepër të rëndësishme, mes të cilave përmendi atë të Bandës së Lushnjes.
“Kam hetuar dosje të rëndësishme. Kam hetuar çështjen për bandën e Lushnjës dhe persona të dënuar për trafikun e lëndëve narkotike. Kam kontribuar gjithashtu edhe në ligjin për konfiskimet”, tha Muçi.
Më tej, Besnik Muçi sulmoi dhe kryeprokurorin në largim, Adriatik Llallën, teksa tha se ka vepruar në konflikt të pastër interesi.
“Prokurori i Përgjithshëm ka vepruar në konflikt të pastër interesi”, shtoi kandidati Muçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY