DETAJET/ Prokuroria e Catanias nis hetimet për Saimir Tahirin

DETAJET/ Prokuroria e Catanias nis hetimet për Saimir Tahirin

197
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha thotë se ish-ministri Saimir Tahiri po hetohet edhe në Itali. Përmes një reagimi në rrjetet sociale gazetari shprehet se të vërtetën mbi Saimir Tahirin në çështjen “Habilaj” do e marrim vesh nga Prokuroria e Catanias.
Reagimi i gazetarit vjen kur prokuroria e Catanias ka regjistruar procedimin penal në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm.
Sipas tij Prokuroria e Catanias ka regjistruar procedim penal ndaj Tahirit më datë 27 tetor, për dosjen “Habilaj”, ku dyshohet i përfshirë dhe ish-ministri i Brendshëm.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës në “Facebook”
Me ne fund te verteten se si do te rezultoje Saimir Tahiri nga ceshtja Habilaj, do e marrim vesh nga prokuroria e Katanias…
Ne date 27 tetor 2017 prokuroria e Katanias ka rregjistruar procedimin penal ne ngarkim te ish-ministrit te brendshem Saimir Tahiri. Fiks 10 dite pasi prokuroria e krimeve te renda kishte rregjistruar procedimin nr. 431 ne ngarkim te Tahirit ne Tirane me 17 tetor 2017 nisur nga artikujt ne median italiane dhe shqiptare. Procedimi ne Itali eshte bere pas kerkeses te prokurores Rovena Gashi, drejtoresha e mardhenieve me jashte ne prokurorine e pergjithshme. Gashi ka derguar si material shtese edhe deklarimet publik te ish-oficerit te antidroges Dritan Zagani. Ne daten 27 tetor ne Kataniaka udhetuar kreu i prokurorise se Krimeve te Renda Besim Hajdarmata dhe prokurori Genti Osmani. Ata kane qendruar per 3 dite ne Katania per te shkembyer informacion dhe per te terhequr dosjen Habilaj…Ish-ministri Tahiri kishte siguruar ne date 20 tetor 2017 nje vertetim nga prokurori e Katanias, se ndaj tij nuk kishte procedim penal. Por nje jave me pas prokuroria italiane nisi rregjistroi procedimin ndaj tij…
Tani sepaku kemi nje hetim te paanshem dhe te papolitizuar qe do na thote te verteten…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY