VIDEO/ Paralajmërimi i një babai: ‘Do mbushem me bomba dhe do hidhem...

VIDEO/ Paralajmërimi i një babai: ‘Do mbushem me bomba dhe do hidhem në erë në mes të Rinasit nëse nuk zbulohet pse m’u vra Jurgeni’

92
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ndodhi në datën 1 shtator të vitit të kaluar në Rinas, ku 23­vjeçari Jurgen Kapllanaj, i sapoardhur nga Gjermania, u vetëflijua duke u hedhur nga tarraca e aeroportit “Nënë Tereza”. Kjo ngjarje e rëndë sipas babait të të riut nuk është hetuar dhe ka mistere.

Shaban Kapllanaj me celularin e të birit në dorë dhe me apelin për drejtësi qëndron në dyert e gjykatës në kërkim të një përgjigje se përse djali i tij humbi jetën.

“Të thuhet se çfarë ka ndodhur. Nuk u mor një masë, nuk foli një polic në gjyq. Dua të di se çfarë i ka ndodhur djalit tim që arriti deri atje. Pasi ka lënë çantën aty është ngritur lart pa asnjë shkak, që atje nuk lejohet, pse është lejuar. Dua të di lejohet atje apo jo, ka masa sigurie apo jo, pasi atje nuk lejohet”.

Sipas babait të 23 vjeçarit të vetëflijuar ai qëndroi për 17 minuta mbi tarracën e aeroportit dhe policia apo siguria atje nuk morën asnjë masë për ta ndaluar.

“Siguria te Rinasi nuk mori asnjë lloj masë, se çfarë bën atje, ka ndenjur 17 minuta atje lart. Populli donte ta shpëtonte, ata nuk e linin. Djali të vdesë dhe të rrijë në varr e unë të jetoj…Nuk jetoj…Nëse hetojnë mund të ma mbushin mendjen, por nëse nuk hetojnë unë do të mbushem me bomba dhe do të hidhem në erë në mes të Rinasit. I bëj thirrje drejtësisë që të marrë masa dhe të hetojë, që të mos arrij deri atje” tha ai.

Jurgen Kapllanaj në bisedat e fundit me familjarët ishte shprehur se do të nisej drejt Gjermanisë për një jetesë dhe punë më të mirë. Pasi udhëtoi drejt Gjermanisë ai u kthye në Rinas duke prerë një tjetër biletë, por para se të hipte në avion kreun aktin e vetëflijimit, ngjarje për të cilën i ati i tij kërkon hetim./ReportTV/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY