VIDEO/ Ky është hoteli më i mirë në botë

VIDEO/ Ky është hoteli më i mirë në botë

300
0
Shares

Ky resort turistik është konsideruar si më i mirë për pushime nga World Travel Awards.
I quajtur Mriya Resort & Spa, resorti është ndërtuar në Krimenë e pushtuar nga Rusia pak vite më parë. Hoteli fitoi çmimin në kategorinë kryesore turistike në botë. Linja ajrore e Rusisë Aeroflot u emërua markë më e mirë dhe destinacioni më i mirë turistik i qytetit të Shën Petersburg.
Mriya Resort & Spa ka fituar çmimin për herë të parë. Konkurrentët e saj në këtë kategori ishin Atlantis The Palm në Dubai, Casa de Campo në Republikën Domenikane, Forte Village Resort në Itali dhe Hyatt Regency Sharm El Sheikh Resort në Egjipt.
Çmimet e World Travel nuk përcaktojnë nëse hoteli Mriya është rus ose ukrainas. Hoteli i Krimesë u hap në vitin 2014. Vendpushimi është 30 kilometra larg Jaltës dhe ofron 422 dhoma dhe vila në një pronë prej 270,000 metra katrorë.
Pronarët duan të ndërtojnë një punishte vere.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY