SKANDAL/ Grupet kriminale kanë bërë marrëveshje, për ndarjen e interesave

SKANDAL/ Grupet kriminale kanë bërë marrëveshje, për ndarjen e interesave

114
0
Shares

Deputeti i LSI, Luan Rama, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se shpresonte që presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker të mos ketë qenë i pirë me deklaratat e tij për reformat e suksesshme të qeverisë shqiptare.
Ndërsa gazetari Basir Çollaku, u shpreh se, “Ka më pak vrasje edhe për një arsye tjetër, jo një herë por disa herë drejtues të grupeve kriminale në Shqipëri kanë bërë mbledhje së bashku, kanë ndarë parcelat, interesat dhe kanë rënë dakord.
Kjo është arsyeja pse ka më pak të vrarë. Tani që prishen interesat, fillon edhe ‘lobingu’ se cili grup me cilin grup politik duhet të ketë qetësi nesër, nuk do të jetë shënjestër e prokurorit dhe ndërkombëtarët që e kanë ndarë mendjen besoj të mos e lënë më politikën të flejë në krevat dopjo me banditin. Prandaj edhe lobingjet për të çuar atje një njeri që mbyll njërin vesh dhe njërin sy janë të shumta”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY