SHTONI LISTËN/ Mallkime në shqip, janë aq shumë sa zor se gjen...

SHTONI LISTËN/ Mallkime në shqip, janë aq shumë sa zor se gjen në ndonjë gjuhë tjetër

4235
0
Shares
Nga Altin Bamllari

Ca koleksionojnë pulla, ca koleksionojnë mallkime në shqip. Janë aq shumë sa zor se gjen në ndonjë gjuhë tjetër.
Kush ka dëshirë, të kontribuojë për të zgjatur listën e mëposhtme:

1. Të hëngërt mortja
2. T’raft’ pika
3. Vdeksh në vend
4. Thefsh qafën
5. Të rëntë kanceri
6. Mos u kthefsh i gjallë
7. T’zëntë buka sytë
8. Harram qumështi i nënës
9. Vafsh prapa Diellit
10. Të mbettë shpia e shkretë
11. Vrafsh veten
12. T’lafshin ment e kres’
13. Të plaçin sytë
14. T’rraft damllaja
15. Mbetsh topall
16. U qorrofsh
17. Të marrtë e liga
18. T’knoft qyqja mbi kulm
19. Të marrtë lumi
20. T’u thaftë goja
21. Mos pafsh dritën e Diellit
22. Shkofsh e mos u kthefsh
23. Të marrtë tartakuti
24. T’mbuloft dheu i zi
25. Mbetsh topall
26. T’u thefshin krahët
27. T’shplaftë mortja
28. T’hongshin qent’
29. T’kapshin ethet e mos t’lshofshin nant’ vjet
30. Të humbtë rasati
31. Të rëntë rrufeja
32. Vrafsh veten me dorë tane
33. Të dalshin sytë
34. Mos çofsh kryet
35. Shkofsh në djall
36. T’u shkurtoftë jeta
37. Të pafsha n’dhe
38. T’hupt shpirti
39. T’zëntë shpia bar
40. U bëfsh kurban
41. T’zënt’ veremi
42. Të shplaft’ panukla
43. Të bëfsha gropën
44. T’u shoftë soji
45. Më marsh t’ligat
46. T’prufshin në vigjë
47. Të marrtë purtha shalët
48. E gjetsh nga mos e pandefsh
49. U bëfsh kruspull
50. Të shoftë kolera

E të tjera, e të tjera…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY