Saimir Tahiri dorëzon pasaportën në Prokurori

Saimir Tahiri dorëzon pasaportën në Prokurori

137
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha është shprehur të martën në mbrëmje në emisionin “Opinion”, se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dorëzuar te Krimet e Rënda rreth orës 15:00 pasaportën dhe kartën e identitetit.
Artan Hoxha tha se dokumenti është dorëzuar tek prokurori Gent Osmani.
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar midis të tjerave se policia ka sekuestruar në shtëpinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri një byzylyk të djalit të vogël, një varëse të bashkëshortes por që ka rezultuar të jetë e gjyshes së tij.
Hoxha tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se përveç byzylykut të djalit të vogël dhe varëses, është sekuestruar një palë vëthë dhe një byzylyk tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY