MESAZHI/ Aleksandër Meksi ka një urim për themelimin e PD si sot...

MESAZHI/ Aleksandër Meksi ka një urim për themelimin e PD si sot 27 vjet më parë

676
0
Shares

“Si sot 12 dhjetor 1990, studentë e intelektualë në vazhdim të protestave të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës vendosë dhe themeluan të parë Parti opozitare kundërshtare të regjimit diktatorial të komunistëve shqiptarë, si një Parti e të gjithëve që aspironin një Shqipëri të lirë, demokratike, ku respektohen të drejtat e njeriut,ekonomi e tregut të lirë dhe shtet i së drejtës. Parullat e mitingut ku u shpall Programi i saj minimal ishin dhe mbeten “Liri Demokraci” e “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.
12 dhjetori 90 mbetet një ditë e shënuar për demokratë shqiptar.
Historia është Histori as i vjen kujt prapa as mund ta ndryshosh, ajo nuk harrohet.
I Uroj festën gjithë atyre, që ato ditë e kohë historike, u përpoqën për një Shqipëri Demokratike, me shpresën që ëndrra e tyre të realizohet”.
Ky është urimi që ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ka adresuar sot, në 27-vjetorin e krijimit të PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY