Vrasja e Aleksandër Ndokës, vartësit e Lezhës zhgënjejnë Haki Çakon – Lirohen...

Vrasja e Aleksandër Ndokës, vartësit e Lezhës zhgënjejnë Haki Çakon – Lirohen të gjithë personat e shoqëruar

152
0
Shares

Hetimet për vrasjen e Aleksandër Ndokës janë futur në ngërç. Nga kjo gjendje nuk mundi ti nxirrte as vizita e sotme në Lezhë, e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Mësohet se grupi hetimor i ka raportuar kryepolicit provat e mbledhura deri tani dhe dëshmitë e dhëna në komisariat nga familjarët dhe disa persona të tjerë, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar. Vetë familjarët nuk kanë zbardhur asnjë pistë apo të dyshuar.
Hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë dot asnjë provë, përveç disa gëzhojave në vendin e ngjarjes.
Edhe këqyrja e një kamere sigurie të një biznesi aty pranë që ende vazhdon nuk ka dhënë asnjë gjë me vlerë, për shkak të mungesës së një kohe të saktë të atentatit. Dyshohet se autorët e kanë shmangur këtë kamerë sigurie. Edhe personat e shoqëruar janë liruar të gjithë.
Policia po shton dyshimet se autorët ishin vrasës me pagesë. Në sitë po kalojnë konfliktet e vjetra të familjes Ndoka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY