VIDEO/ Furnizuesi i kokainës në Vlorë kapet mat duke përgatitur “mallin”, ja...

VIDEO/ Furnizuesi i kokainës në Vlorë kapet mat duke përgatitur “mallin”, ja emri …

184
0
Shares

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një operacion të koduar ”Centralja”, ku është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i një shtetasi, pasi u kap me 100 doza Kokainë. Mësohet se i arrestuari është Klaudio Selimaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv të nisur në muajin tetor 2017 për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve, kanë zhvilluar një Operacion Policor të koduar ”Centralja”, të cilin e kanë ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Klaudio Selimaj, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Specialistët e Narkotikëve, shtetasit të mësipërm i kanë gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij në lagjen ”10 Korriku”, një sasi të konsiderueshme pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë me një peshë prej 54,2 gr. e ndarë në 100 doza.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

VlorëFinalizohet Operacioni Policor i koduar ''Centralja'', ku si rezultat është arrestuar në flagrancë një shtetas, pasi u kap me 100 doza Kokainë!Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv të nisur në muajin tetor 2017 për veprën penale të Prodhimit dhe shitjes së Narkotikëve, kanë zhvilluar një Operacion Policor të koduar ''Centralja'', të cilin e kanë ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe e kanë finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:K. S, 23 vjeç, banues në Vlorë.Specialistët e Narkotikëve, shtetasit të mësipërm i kanë gjetur dhe sekuestruar në banesën e tij në lagjen ''10 Korriku'', një sasi të konsiderueshme pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Kokainë me një peshë prej 54,2 gr. e ndarë në 100 doza.Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Publié par Policia e Shtetit sur lundi 11 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY