Vëmendja e Presidentit Meta tek fëmijët: Të rrisim përkujdesjen dhe t’iu garantojmë...

Vëmendja e Presidentit Meta tek fëmijët: Të rrisim përkujdesjen dhe t’iu garantojmë të ardhmen në Shqipëri

67
0
Shares
Presidenti Ilir Meta me tre fëmijë nga fshati SOS

Në ditëlindjen e UNICEF, organizatë që ofron kryesisht ndihmë ndaj fëmijëve, Presidenti Ilir Meta e ka kthyer vëmendjen pikërisht tek kjo grupmoshë, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe rritjen e nivelit të përkujdesjes.

Postimi i Presidentit Meta:

Sot, në ditëlindjen e UNICEF, të reflektojmë për të sotmen dhe të ardhmen e fëmijëve, për të rritur përkujdesin e dashurinë, veçanërisht ndaj atyre pa kujdes prindëror, si dhe për të promovuar të drejtat e tyre e për t’ju garantuar të ardhmen në një Shqipëri më njerëzore.

UNICEF, shkurtesa në anglisht për United National International Children´s Emergency Fund (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet), u themelua në 1946, fillimisht për të lehtësuar pasojat e luftës, ndërsa tani merret me mirëqenien e fëmijëve në vendet ne zhvillim.

UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundësinë e tyre për të arritur potencialin tyre të plotë, duke zbutur kështu një nga problemet sociale më të rënda të ditëve të sotme. Qendra e tij është në Neë York; Shqipëria është shumë aktive që nga viti 1992.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY