FOTO GALERI/ Kamëz, Buxheti i 2018, votë unanime nga këshilltarët e PD, PS dhe LSI

Është miratuar sot buxheti i bashkisë Kamëz për vitin 2018. Me votën unanime të këshilltarëve tashmë i është dhënë drita jeshile e zbatimit një prej buxheteve më të mëdha të planifikuar edhe pse trendi ka ardhur në rritje vit pas viti. Në buxhetin e vitit të ardhshëm pritet të financohen me dhjetëra e dhjetëra, mes tyre dhe super-projekte në infrastrukturë rrugore si dhe do të ndërhyhet në KUZ, ndërhyrje në kolektorë, ujësjellës etj.
Në fjalën e tij para këshilltarëve, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu bëri një prezantim konkret të buxhetit, fokusin që do të ketë ai, si dhe garantoi që me zbatimin e tij Kamza dhe Paskuqani do të jenë me një infrastrukturë shumë më të mirë dhe të standardeve bashkëkohore.
Mziu pranoi që ky buxhet është shqyrtuar me grupet e interesit si dhe me komunitetin për të qenë dhe ata të përfshirë duke qenë se është në interes të tyre.
Objektivi prioritar i këtij buxheti do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz dhe Njësisë Paskuqan, rritja e numrit të të punësuarve, zhvillimi ekonomik si dhe rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Sipas kryetarit të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ky është buxheti më i madh i përgatitur deri më tani, ku një pjesë të konsiderueshme e zënë të ardhurat vendore dhe kjo ka ardhur falë një pune të mirë të bërë në terren, luftës ndaj informalitetit si dhe shtim të numrit të biznesit kjo fal lehtësirave që ju krijon bashkia si dhe komunikimit të mirë me biznesin.
Zoti Mziu sërish shfaqi pakënaqësinë me transfertën e pakushtëzuar nga qeveria që sipas tij, ajo nuk është ajo çfarë i takon Kamzës, pasi është me 10 – 15%. Tregues për këtë është dhe fakti po të bësh krahasimet me vitet e tjera kur prej 2 vitesh Kamza ka edhe Paskuqanin pjesë të saj.
Mziu shtoi se edhe pse Bashkia Kamëz ka paraqitur 137 projekte në qeveri, asnjë financim nuk ka marrë!.
Buxhetit i Bashkisë për vitin 2018 është 2,232,787 mijë lekë.
Në mbyllje të fjalës së tij Mziu garantoi që edhe projektet e vitit 2017 që janë në zbatim e sipër do të mbyllen dhe ndër to përmendi Qendrën e Qytetit të Kamzës, Pedonalen e qytetit, Qendrën e Babrrusë etj.

Prioritet i bashkisë Kamëz në buxhetin e vitit 2018 janë;
  * Zhvillimi i harmonizuar i një ekonomie konkurruese në tregun rajonal, me biznese kryesisht të tregtisë, që zgjerohen e inkurajohen për të pasur diversitet e cilësi,
 * Zhvillimi i ekuilibruar i territorit në përputhje me parametrat bashkëkohore mjedisore dhe urbane si dhe,
 * Një jetë sociale cilësore, dinamike dhe gjithëpërfshirëse ku shanset individuale për progres dhe mirëqenie mbështeten e zgjerohen në mënyrë të barabartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje