Alarmi i LSI: Kryeministri bandit po vjedh kryeprokurorin, është emergjencë kombëtare

Alarmi i LSI: Kryeministri bandit po vjedh kryeprokurorin, është emergjencë kombëtare

84
0
Shares

Deklaratat e Ramës për zgjedhje të njëanshme, për më tepër me një shumicë të thjeshtë votash të Kryeprokurorit të Përkohshëm, kanë alarmuar edhe LSI-në. Në një postim në Facebook, kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili thekson se jemi në kushtet e një emergjence kombëtare, ku banditët e narkotrafikantët duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën duan të marrin peng Prokurorinë. “Kryeministri do qe te vjedhe kryeprokurorin, shteti ligjor eshte ne rrezik”, shprehet Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit:

“Ky kryeministri flet dhe thote: s’e paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm. Kush ia dha kete te drejte narkotrafikanteve? Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore. Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik shpjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota.

Ku i ka kryeministri 84 vota? Apo shpjegimet qe nuk i pelqejne nuk i mban mend, i mohon, i refuzon? Ka konsensus te plote me opoziten dhe qe nga sot le te kthehemi ne Kuvendin e Shqiperise dhe te rregullojme ligjet e bera cope-cope nga ai dhe sufleret e tij, qe nuk flasin shqip.

Ndryshe, ne se e zgjedh vete kryeprokurorin, ky kryeminister shnderrohet perfundimisht ne bandit politik dhe mazhoranca e tij ne nje shumice kriminale antiligj dhe antishtet. Ndaj ketij banditizmi ka vetem nje pergjigje: permbysje pa asnje hezitim me çdo mjet e menyre. Shteti ligjor ne rrezik, kjo eshte emergjence kombetare!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY