Olsi Rama merr kontrollin para stadiumit “Selman Stermasi”

Olsi Rama merr kontrollin para stadiumit “Selman Stermasi”

140
0
Shares

Tifozët e Partizanit nuk u lejuan të hynin në stadium sot para ndeshjes Partizani-Teuta që zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” duke shkatuar kaos dhe zemërim mes tyre.

Ata nuk ishin njoftuar se hyrja ishte me ID dhe u desh ndërhyrja e drejtorit sportiv Olsi Rama dhe trajnerit të Partizanit, Idriz Batha, si dhe insistimi i lojtarëve të vetë klubit, që të hapeshin portat për tifozët.

Ndonëse zbritën në fushë, lojtarët e Partizanit nuk pranuan të vijonin sfidën pa tifozë, çka detyroi policinë të hapë portat e stadiumit.

U desh ndërhyrja e Olsi Ramës që tifozët të qetësosheshin disi ndërkohë që ata të cilët mbetën jashtë stadiumit vijuan sharjet dhe konfliktet me policinë, sic duket edhe nga video me poshte e publikuar nga newsport.

Nderkohe ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 per Teuten:
Shënues:
Trashi 23’, Batha 90+4’ / Çmajçanin 19’
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota (Krasniqi 65’), Atanda, Kalari (Kotobelli 55’), Vila, Batha, Asani, Fili, Trashi (Djidjiua 70’), Progni. Trajner: Suleljman Starova
Teuta: Kastrati, Beqja, Sykaj, Shkalla, Hakaj, Çyrbja (Lajthia 90+2’), Hila, Bilali, Osemene (Karimi 80’), Çmajçanin (Shehaj 75’), Latif. Trajner: Gugash Magani
Gjyqtar: Enea Jorgji

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY