Ngjarje tronditëse në Linz të Austrisë, shqiptari plagos me thikë gruan dhe...

Ngjarje tronditëse në Linz të Austrisë, shqiptari plagos me thikë gruan dhe i drejtohet kopshtit të fëmijëve

124
0
Shares

Linzi i Austrisë është tronditur paraditen e djeshme nga një ngjarje shokuese, që ka pasur për protagonistë anëtarët e një familje shqiptare. Një 35-vjeçar nga Kosova ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij dhe pastaj është arratisur. Policia bën me dije se ai kishte me vete një pistoletë dhe iku në drejtim të kopshtit të fëmijëve, ku mësonin edhe fëmijët e tij.  Policia është mobilizuar në ndjekje të tij.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 11.15 në një shitore në një lagje të qytetit Linz. Kosovari ka goditur me thikë partneren e tij, nënë e dy fëmijëve, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda. Ndërsa sipas policisë, aty ka ndodhur edhe një e shtënë me armë, që mendohet të jetë shkrepur nga një pistoletë frikësuese.

Pastaj, 35 vjeçari ka marrë makinën e partneres së tij dhe ka ikur nga vendi i krimit. Policia e ka rrethuar kopështin e fëmijëve të cilin e frekuentojnë edhe fëmijët e kosovarit. Ndjekja po vazhdon./albinfo.ch./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY