Dibër, atentat me eksploziv në një banesë, dëmtohet BMW X5

Dibër, atentat me eksploziv në një banesë, dëmtohet BMW X5

85
0
Shares
Foto Ilustruese

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dibër.
Rreth orës 20.15 minuta në fshatin Pjeçë, është dëgjuar një shpërthim.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë së Komisariatit Dibër, dhe grupi hetimor ku kanë konstatuar se në këtë fshat, njësia Administrative Melan, brenda rrethimit të banesës së Z. S., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale ku është dëmtuar pjesërisht automjeti tip BMW X5, në pronësi të Y. T.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY