Dhëndri serb humbet 1.500 euro, nusja shqiptare “nuk e kaloi provën”

Dhëndri serb humbet 1.500 euro, nusja shqiptare “nuk e kaloi provën”

188
0
Shares

Një person nga Serbia i cili kërkonte nuse shqiptare e ka pësuar keq, pasi i kanë ikur edhe paratë edhe nusja.
Ai përmes personave që kryenin këtë lidhje, ka gjetur një vajzë shqiptare për të cilën ka paguar 1500 euro në agjencinë ndërmjetësuese.
Por Prokuroria në Prokupla ka nisur një hetim për personat e agjencisë që ndërmjetësonin martesën e serbëve me shqiptarët kundrejt pagesës, pasi nusja që i kishin gjetur serbit është larguar nga banesa një natë para martesës.
Siç raporton “Kurir”, pasi e ka kërkuar për dy ditë nusen, dhëndri nga Serbia ka bërë denoncim në polici.
“Një burrë nga Prokupla ka rënë në kontakt me një agjenci nga Shqipëria dhe i ka dhënë rreth 1500 euro për t’i gjetur grua. Përfaqësues të agjencisë u paraqitën shpejt e nusja shkoi në Serbi me një grua e një burrë i cili u paraqit si daja i saj. Vajza është dashur të qëndronte në shtëpinë e dhëndrit “për provë” e pastaj të martoheshin”, ka thënë një burim i afërt i familjes së dhëndrit.
“Burri i dëshpëruar u përpoq ta gjente, dy ditë e kërkoi nëpër qytet, por nuk e gjeti. Supozohet që ajo tashmë të jetë thyer në Shqipëri. Ai ka bërë denoncim në polici, e cila po përpiqet të gjejë mashtruesit”, ka thënë një familjar i dhëndrit, raportojnë mediat serbe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY