MOTI/ Fundjava me shi, ditët në vazhdim borë në disa qytete

MOTI/ Fundjava me shi, ditët në vazhdim borë në disa qytete

308
0
Shares

Këtë fundjavë pritet të rikthehen sërish reshjet e shiut. Paraditja e së shtunës dhe pjesa e parë e ditës së diel do të shoqërohen me mot të vranët dhe reshje shiu kryesisht në pjesën veriore dhe verilindore të vendit.
Ndërsa gjatë javës së ardhshme i gjithë vendi pritet të përfshihet nga reshje shiu dhe bore.
Gjatë ditës së mërkurë, në ultësirën perëndimore, intensiteti i reshjeve të shiut pritet të rritet ndërsa sasia e reshjeve sipas parashikimeve do ta kalojë 30 mm në 24 orë.
Ndërkaq, ekstremi verior i vendit pritet të përballet me reshje të dendura bore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY