Gjyqtari i milionave Shkelqim Miri kërkon lirinë, Krimet e Rënda dërgojnë ekspertët...

Gjyqtari i milionave Shkelqim Miri kërkon lirinë, Krimet e Rënda dërgojnë ekspertët në spitalin e burgut

47
0
Shares

Gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u arrestua për veprën e korrupsionit aktiv ka kërkuar ditën e sotme heqjen e masës së arrestit që është vendosur për të. Avokati i gykatësit Miri ka argumentuar se klienti i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i rrezikohet seriozisht jeta nga qëndrimi në qeli.

Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar dy ekspertë mjeko-ligjorë për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Mësohet se vetëm pas ekspertizës së mjekëve ligjorë do vendoset nëse Miri do të mbahet në qeli apo do të hetohet në gjendje të lirë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, Miri nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY