Marrin fund hallet e të përmbyturve, ministrja e Arsimit fal një rrogë...

Marrin fund hallet e të përmbyturve, ministrja e Arsimit fal një rrogë mujore të saj

104
0
Shares

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se rroga e saj këtë muaj do të shkojë për të përmbyturit. Në një takim që kishte me drejtorët rajonale të arsimit ajo është shprehur se kemi nevojë për ndihma dhe në këtë aspekt do të japë vetë kontributin e parë, duke sakrifikuar rrogën mujore për të përmbyturit.
Sakaq, ajo ka njoftuar se janë vendosur në dispozicion disa numra llogarie që të kontribuojë kushdo që ka mundësi kryesisht për rregullimin e shkollave të dëmtuara.
Para kësaj deklarate “emocionale”, në aspektin institucional, si zyrtare dhe anëtare e kabinetit, ministrja e Arsimit duhet të apelojë në fillim kolegun e Financave Arben Ahmetaj dhe më pas Kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen emergjente në shkollat e përmbytura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY