DIKUMENTI/ Kryebashkiaku Dritan Leli, “dhuratë” vetes për përmbytjet, një fuoristradë 67-milionë lekëshe

DIKUMENTI/ Kryebashkiaku Dritan Leli, “dhuratë” vetes për përmbytjet, një fuoristradë 67-milionë lekëshe

170
0
Shares

Nuk kanë fund thagmat e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit, lidhur me shpërdorimin e fondeve publike. Pasi pagoi 2 milion lekë për tu parë në pasqyrë, Leli tashmë ka bërë një tjetër shpenzim luksi duke porositur një makinë luksoze, tip fuoristradë, me një çmim të kripur.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku objekti është “blerje makinë për administratën”. Fondi limit është 6.666.667 lekë pa tvsh, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është deri në 10 ditë nga lidhja e kontratës.

Automjeti kërkohet që të jetë me 0 kilometra, ndërsa të jetë prodhuar në vitet 2015 ose 2016. Gjithashtu, numri i dyerve të jetë 5, ndërsa të ketë 7 vende. Leli ka kërkuar një automjet me kambiu automatike, me fuqi motorike 2800 kubikë si dhe të jetë 4×4 me bllokues diferenciali.

Ngjyrën e makinës e preferon të jetë gri, sediljet prej lekure, të ketë sistem navigacioni, fenerë xenon led, të ketë pedana anësore fikse, apo edhe xhama të erret origjinal. Leli e kërkon automjetin me sensor parkimi para dhe pas, të ketë kamera të pasme, sedilje me ngrohje përpara dhe me rregullim elektrik.

Tpz.al mëson gjithashtu se Leli, pavarësisht se është kryebashkiaku i Vlorës, ai jeton në Tiranë. Për shkak se të udhëtimeve të shpeshta Tiranë-Vlorë, Dritan Lelit i “duhet” kjo fuoristratadë që të mos ndjejë lodhjen e rrugës.

Me këtë makinë luksoze, Dritan Leli ja ka kaluar edhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përdor një makinë hibride shumë herë më të lirë ndërsa si ambjentalist mban një orë plastike, njësoj si presidenti Ilir Meta.

Por po ta krahasosh Lelin, me kryebashkiakun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, bën diferencë të madhe. Ahmeti nuk përdor makinë personale, por vetëm transport urban. Ai shihet në rrugët e Prishtinës teksa frekuenton autobusët.

Kryebashkiaku i Vlorës, nuk krahasohet as me kryebashkiakun e Amsterdamit, që ka një buxhet të barabartë me Shqipërinë, por lëviz me biçikletë për të shkuar në punë. Shpenzimet e luksit për fuoristrada, Leli bën mirë që këto para ti përdorë për përmbytje dhe vetë të lëviz me një automjet të thjeshtë./TPZ.AL/E.H/

Më poshtë dokumenti i tenederit

Më poshtë fotot e kryebashkiakëve të Tiranës, Prishtinës dhe Amsterdamit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY