Banka e Shqipërisë së shpejti nxjerr në qarkullim kartëmonedhën e re 100-mijë...

Banka e Shqipërisë së shpejti nxjerr në qarkullim kartëmonedhën e re 100-mijë lekëshe

482
0
Shares
Foto Ilustruese

Banka e Shqipërisë do emetojë së shpejti në treg një kartëmonedhe 10 mijë lekëshe. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të BSH.
Kartëmonedha do ketë portretin e poetit shqiptar Asdreni, simbole të flamurit kuq e zi si dhe një varg të zgjedhur nga Himni. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.

Vendimi
Miratimin e tematikës së kartëmonedhës shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë
Vendimi miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë.
Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”.
Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës.
Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY