Rama paralajmëron BE: Vraponi për të na kapur…, se përndryshe ofertat e...

Rama paralajmëron BE: Vraponi për të na kapur…, se përndryshe ofertat e tjera aty i kemi

293
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone deri diku kërcënuese ndaj Bashkimit Europain në lidhje me proçesin e zgjerimit. Në Samitin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Miqtë e Shqipërisë në Bruksel, Rama theksoi se sot ka një shumëllojshmëri opsionesh, për të cilat do t’i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt martesa jonë do të ketë kosto edhe më të lartë.
“Gabohen kur thonë se s’ka rrugë apo alternativa të tjera, pasi Rusia dhe Kina, por edhe Islami radikal përbëjnë një shumëllojshmëri për secilin nga vendet tona. Rusia ofron një rrugë shumë të lehtë: harroni shtetin e së drejtës, harroni institucionet dhe mbaje pushtetin sa më gjatë të mundesh. Dhe kjo nuk është një rrugë pa interes. Dhe kanë para që mund ti hedhin. Dhe nuk është se ka ndodhur në Siberi, por në mes të Europës, kur kryeministri u kërcënua me vdekje, dhe ka ndodhur në Malin e Zi, pra rreziku është i pranishëm.
Po kështu edhe Kina ka se çfarë të ofrojë. Por, është edhe një rrugë e tretë, Islami radikal. Në rajonin tonë ne jemi shumë etnikë, shumë fetarë dhe shumëçka. Dhe megjithë këtë shumëllojshmëri ne duam BE-në dhe do t’i duhet BE që të vrapojë dhe të na kapë, pasi në të kundërt do të kemi një martesë me kosto shumë më të lartë”, tha Rama.
Në vijim, Kryeministri u shpreh se sot askush nuk mund të vijë dhe të thotë se ndonjë vend i BE-së ka realizuar reformën në drejtësi për dy vjet.
Kreu i Qeverisë u ndal gjithashtu në akuzat që po i bëne sot shqiptarëve ditë për ditë nga media e një vendi, anëtar të BE, për krimin etnik.
Sipas Kryeministrit, tashmë në Ballkan nuk e pyesim veten se çfarë do të ndodhë mes nesh, por se çfarë do të ndodhë mes nesh dhe BE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY