Pronari nuk i dha rrogën, punonjësi tenton vetëflijimin në Tiranë

Pronari nuk i dha rrogën, punonjësi tenton vetëflijimin në Tiranë

58
0
Shares

Një ngjarje e rëndë që arrin në kufijtë e vetëflijimit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një person ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdjegur, pasi ishte larguar nga puna dhe nuk ishte paguar nga sipërmarrësit.

Njoftimi i policisë:  Me datë 05.12.2017, rreth orës 10:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në autostradën Tiranë – Durrës, një shtetas tenton të vetëdigjet. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Ne autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën dytësore, në tarracën e një marketi shtetasi S. Zh., ish-punonjëss në ketë market,  ka hipur në tarracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas  negociatave shtetasi S. Zh.,m është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar. Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY