Basha apel mjekëve: Mos e braktisni misionin tuaj human, Rama të anulojë...

Basha apel mjekëve: Mos e braktisni misionin tuaj human, Rama të anulojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi

129
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për dorëheqjen e mjekëve të urgjencës së QSUT. Duke i shtuar këtij veprimi edhe aktin e eksodit të tyre në këto vite, Basha ka apeluar që ata të mos braktisin misionin e tyre human, ndërsa i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, të anulojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps

Reagim i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për dorëheqjen e mjekëve
“Dorëheqja e mjekëve të Urgjencës është akt i paprecedentë, që pason eksodin në këto 4 vite të qindra mjekëve të tjerë, dhe tregon gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë.
Arsyeja e dorëheqjes për shkak të mungesës së kushteve minimale të punës është dëshmia më e dhimbshme e dështimit te eksperimentit fatal të Edi Ramës me ‘shëndetësinë falas’.
Në emër të misionit të tyre human, u kërkoj mjekëve të rishikojnë vendimin e tyre, të mos e braktisin Urgjencën, sepse qytetarët kanë nevojë për ta!
I bëj thirrje Edi Ramës të reagojë menjëherë për t’u siguruar mjekëve të urgjencës kushte normale pune! Nga këto kushte varet jeta dhe shëndeti i qytetarëve shqiptarë.
Mjafton që Rama të anulojë 4 koncesionet korruptive në shëndetësi për të siguruar 400 milionë euro investime jetike për sistemin shëndetësor në kolaps”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY