FOTO/ “Tre lidhjet midis qeverisë dhe trafikut të drogës në Shqipëri”, Berisha:...

FOTO/ “Tre lidhjet midis qeverisë dhe trafikut të drogës në Shqipëri”, Berisha: Pritja e medias së Brukselit për Ramën

82
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur ditën e sotme, duke publikuar në Facebook shkrimin e një nga mediave të Brukselit për Shqipërinë, ku theksi vendoset tek lidhja e qeverisë me drogën. “Tre lidhjet midis qeverise dhe trafikut te droges ne Shqiperi! Ja se si e pret Noriegen media e Brukselit!”, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i Berishës: Gazeta e Brukseli Interesi Europian boton editorialin me titull: “Tre lidhjet midis qeverise dhe trafikut te droges ne Shqiperi”

Sipas autorit te artikullit keto lidhje jane:
1-Tahiri-Habilaj-Sota. Autori shkruan se Rama mbrojti Tahirin nga arresti dhe se Tahiri mban peng qeverine. Autori citon ambasadorin e SHBA ne OSBE ne Vjene, i cili deklaron se Tahiri eshte i implikuar ne trafiqe.
2-Kodheli, ministrja, qe me aferen famezeze te radareve, mbulonte trafiqet duke fikur radaret per te mos shqetesuar trafikantet.
-Rasti famoz Balili, lidhjet e tij me qeveritaret dhe mos veprimi i qeverise kunder larjes se parave. Ketu me poshte keni shkrimin e tij. sb

“European Interest

Tre oficerë të rangut të lartë të policisë në Shqipëri përballen me akuza të trafikimit të drogës, në një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron anëtarësimin në BE.

Ministri Tahiri dhe kushërinjtë Habilaj

Në nëntor 2017, prokuroria shqiptare lëshoi urdhër-arreste për tre ish-zyrtarët e policisë: Sokol Bode, Jaeld Cela dhe Gjergji Kohila. Ata janë akuzuar për trafik droge. Të tre zyrtarët rajonalë u emëruan nga ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Arrestimi nuk ndodhi dhe tre oficerët e shmangën. Javën e kaluar, Kryeministri Edi Rama, siguroi për një hetim të plotë. “Të gjithë personat të përfshirë do të hetohen”, tha Rama. Por ka arsye për të dyshuar për integritetin e çdo hetimi të ardhshëm, pasi sfida duket sistematike.

Lidhja e tre oficerëve të karrierës me politikanët e karrierës nuk është në vetvete inkriminuese, por autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër arresti për z. Tahiri në tetor. Policia italiane ka grumbulluar prova inkriminuese që krijojnë një lidhje të drejtpërdrejtë midis ish-ministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste, në pushtet, me trafikun e drogës.

Trajtimi i drogës duket të jetë një biznes familjar

Kushërinjtë e z. Tahiri, Moisi dhe Florian Habilaj, me sa duket kanë eksportuar marihuanën dhe armët në Sicili, në bashkëpunim me grupet kriminale lokale. Z. Tahiri fillimisht mohoi ndonjë lidhje me kushërinjtë e tij. Por, e ashtuquajtura “Dosja Habilaj” përfshin komunikime, në të cilat përfshihen trafikantë që flasin për ish ministrin.

Pyetja që lind është nëse ky është një rast i një politikani të vetëm të korruptuar ose maja e ajsbergut për sistemin politik që ofron mbrojtje politike me rrjetet kriminale kundrejt çmimit.

Ka prova për rastin e fundit. Në të vërtetë, ka të paktën tre arsye që të sugjerojnë se ka përgjegjësi politike nëse nuk ka bashkëpunim midis partisë në pushtet, anëtarëve të qeverisë dhe trafikantëve të drogës.

Tre lidhje të drejtpërdrejta me qeverinë

E para është se kur prokuroria shqiptare ka kërkuar heqjen e imunitetit parlamentar për z. Tahiri, Partia Socialiste në pushtet nuk guxoi të lejonte arrestimin e tij. Burimet nga Partia Socialiste në pushtet dhe nga opozita i kanë thënë “Europës së Re” se Tahiri kishte shantazhuar qeverinë. Dyshimi se ai mund të “flasë” ngre pyetjen se çfarë ai e di.

Më herët këtë muaj, policia shqiptare arrestoi një biznesmen të vetë-shpallur, 25-vjeçarin Orest Sota, që iu gjetën 863 000 euro në makinën e tij dhe dy patenta lundrimi në emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Mediat shqiptare spekuluan se kjo shumë mund të fshihej.

Arsyeja e dytë për të menduar se ekziston një lidhje midis qeverisë dhe trafikut së drogës është dështimi i sistemeve të radarëve për të zbuluar trafikun nga Shqipëria në Itali dhe Greqi. Hetuesit italianë kanë kapur komunikimin midis Tahirit dhe tre oficerëve të policisë të cilët diskutojnë se si sistemet e radarëve mund të “dështonin” për të ndaluar mjetet lundruese specifike.

Duke pasur parasysh se mosfunksionimi i sistemit të radarëve është në përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes, pyetja që bëhet është nëse një tjetër ministër, Mimi Kodheli, është e përfshirë drejtpërdrejtë apo ka dështuar për të ndërhyrë. Ish anëtarja e qeverisë nuk është ndjekur penalisht.

Dështimi për të ndjekur penalisht ose për të “ndjekur paratë” është sfida e tretë dhe më e rëndësishme për Shqipërinë.

Implikimi i dy anëtarëve të qeverisë së mëparshme të Edi Ramës me trafikun e drogës sugjeron një sfidë sistematike. Burime të qeverisë në Athinë sugjerojnë se bosi më i madh i drogës në Shqipëri, Klement Balili, i kërkuar nga policia greke, ka shmangur arrestimin me mbështetje të rëndësishme politike.

Javën e kaluar, policia greke kapi një ngarkesë prej 1.6 ton kanabis, të lidhur me bosin e drogës, ndoshta duke kaluar nëpërmjet Greqisë për në Turqi. Policia arrestoi gjithashtu një biznesmen grek 63-vjeçar që hetuesit lidhin me rrjetin Balili, i cili sipas autoriteteve eksporton kanabis nga Shqipëria dhe importon dhe shpërndan heroinë nga Turqia.

Në shkurt të vitit 2017, kreu i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchard, tha se 2 miliardë euro nga paratë e drogës mund të blinin ndikim të rëndësishëm politik në Shqipëri. Vetëm vëllezërit Habilaj vlerësohen të kenë pasur një qarkullim rreth 300 milionë euro, të cilat me sa duket kanë siguruar ndikim, nëse nuk kanë lidhje me agjencitë qeveritare.

Ambasadori amerikan në OSBE, Harry Kaiman, nga Vjena, e bëri të qartë lidhjen e Sajmir Tahirit me rastin e trafikut të drogës dhe ky rast na sugjeron se “korrupsioni dhe kriminaliteti vazhdojnë të mbeten pengesa për zhvillimin e Shqipërisë.” /Europeaninterest/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY