VIDEO/ Deputeti i propozon të dashurit për martesë nga foltorja

VIDEO/ Deputeti i propozon të dashurit për martesë nga foltorja

93
0
Shares

Deputeti i partisë Liberale të Australisë, Tim Wilson i ka propozuar për martesë të dashurit të tij, teksa mbante fjalën në parlament. Tema ishte pikërisht liberalizimi i martesave homoseksuale, ku ai ka gjetur rastin të falënderojë edhe partnerin e tij Ryan Patrick Bolger.
“Personi që dua të falënderoj më shumë këto momente është i dashuri im, Ryan”, e ka nisur Wilson këtë fjalim.
“Ti më ke toleruar gjatë gjithë kësaj periudhe më shumë se çdokush tjetër. Ky debat që po zhvillojmë sot këtu është kthyer në kolonën zanore të marrëdhënies sonë”.
Tim vazhdon…
“Prandaj, tani në këto momente, më ka mbetur vetëm një gjë për të bërë: Ryan Patrick Bolger – Do të martohesh me mua?!”.
Sigurisht, përgjigja e Bolger ishte “Po!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY