‘Mender rilindje urbane’, Vasili: Fajin e ka i papërgjegjshmi, nuk dha para...

‘Mender rilindje urbane’, Vasili: Fajin e ka i papërgjegjshmi, nuk dha para për hidrovorë e diga, po për pisha e palma

70
0
Shares

Përmbytjet paralizuan gjysmën e territorit të vendit dhe sipas Petrit Vasili reshjet e dendura të shiut nuk janë shkaku i vetëm i gjendjes që u krijua. Duke apeluar për zgjidhje të menjëhershme të situatës, ai thekson se përgjegjës për këtë katastrofë është kryeministri Edi Rama. “Kryeministri i lodhur këput broçkulla dhe humor pa u lodhur, por zgjidhje nuk jep”, shprehet Vasili, teksa i kujton Ramës, investimet e çuara dëm për palma e pisha.
Postimi i Petrit Vasilit:
“Ky shkollëpak nuk ka faj, se fajin sipas tij e ka Zogu, Enveri, Saliu, Fatosi…E gjithë bota ka faj. Ky s’ka as faj, as përgjegjësi, as detyrim që të zgjidhë problemet. Ky është specializuar për t’u qurravitur pas të tjerëve, sepse vetë as nuk di e as nuk do që të zgjidhë gjë prej gjëje. Përgjegjës është vetëm ai që i bëri rrush e kumbulla paratë, me palma e pisha në autostradë, me fasada, me mender rilindje urbane, me ekspozita pikture etj. etj. shpërdorime të pacipa. Ky i papërgjegjshëm nuk dha para as për kanale kulluese, as për hidrovorë, as për argjinatura, as për diga, ndaj fajin e ka vetëm ai dhe askush tjetër.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY