Buxheti 2018, 90 milionë lekë i shkojnë Kuvendit për blerje makinash, restorant dhe ashensor

Ndaje

Komisionet parlamentare kanë paraqitur ditën e djeshme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave propozimet e bëra gjatë diskutimeve të zërave të parashikuara në projektligjin për Buxhetin e Shtetit 2018 dhe i ka miratuar ato. Ky komision është treguar mjaft dorëlëshuar në parashikimin e shtesave kryesisht për organet e reja të hetimit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nuk bëjnë përjashtim as shpenzimet e larta për blerje autoveturash, rikonstruksion bar-restoranti etj… Mësohet se plot 90 milionë lekë do të jenë në dispozicion për blerje autoveturash, rikonstruksion bar-restorant, blerje dhe montim ashensori në sallën plenare, aplikacionin e Kuvendit të Shqipërisë në internet si dhe disa shpenzime të tjera.

Për Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme janë marrë parasysh shtesa në shpenzime operative prej 35.5 milionë lekësh për Projektin e regjistrimit të shtetasave që jetojnë jashtë Shqipërisë. Po kështu, kjo ministri arriti të bindë deputetët t’i akordojnë 113 milionë lekë rritje të shpenzimeve të personelit.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje