VIDEO/ Arrestohet 25-vjeçari nga Kashari, kanosi me armë mamanë dhe vëllain

VIDEO/ Arrestohet 25-vjeçari nga Kashari, kanosi me armë mamanë dhe vëllain

131
0
Shares

Policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, pas disa orë kërkimesh ka arrestuar 25 vjeçarin Dritan Billa, me banim në fshatin Zalt, Kashar. Billa që u arrestua në zonën e Shkozës është i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.

Sipas policisë ditën e djeshme rreth orës 16:30 në shtëpinë e tij në Zalt, pas një grindje ai ka kanosur me pistoletë mamanë 61-vjeçare dhe vëllain 31-vjeçar, F. Billa. Si të mos mjaftohej me aq, ai edhe ka qëlluar në ajër me pistoletë, duke prishur rendin e qetësinë dhe më pas ëshëe larguar nga banesa me mjetin e tij.

“Menjeherë nga ana e policisë janë organizuar shërbimet dhe nga informacionet e marra ne rrugë operative, është bërë e mundur që rreth orës 22.45, ky shtetas të kostatohej në lëvizje në lagjen Shkozë Tiranë me mjetin e tij ku menjëhere është bërë ndalimi i mjetit dhe arrestimi i tij. Pas kontrollit të ushtruar në mjet iu gjet një pistoletë model 54 me krèhër e dy fishekë dhe në oborrin e banesës një gëzhojë model 54 e kalibrit 7.62 . Mbi Dritan Billën tani rëndojnë katër akuza:”Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioni”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt””, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY