PROVAT/ Pamjet filmike fundosin Tahirin, prej miqësisë së vjetër ish-ministri lëvizte gjatë...

PROVAT/ Pamjet filmike fundosin Tahirin, prej miqësisë së vjetër ish-ministri lëvizte gjatë fushatës me “Range Rover-in” e Orest Sotës

372
0
Shares

Çështja Tahiri është pasuruar me detaje të reja, teksa Prokuroria e Krimeve të Rënda duket se ka tashmë nën administrim prova që faktojnë lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me biznesmenin 25-vjeçar Orest Sota. Sota deklaroi në dëshminë e tij se njihte shumë pak Saimir Tahirin, pavarësisht se në makinën e tij u gjetën nga policia 863 mijë euro kesh dhe dy patenta për mjete lundruese të ish-ministrit të Brendshëm. Kjo alibi i e Sotës duket se e ka humbur vlefshmërinë, pasi “Kombinews” shkruan se burime nga organi i akuzës kanë thënë se gjatë kësaj faze hetimore kanë sekuestruar disa pamje filmike, ku shihet që Tahiri, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste dega Tiranë, lëvizte gjatë fushatës elektorale të qershorit 2017 me makinën tip “Range-Rover” me targa AA 718 OS. Makina në fjalë është sekuestruar nga prokuroria, pasi u zbulua shuma 863 mijë euro. Sipas akuzës në dosje janë administruar disa pamje filmike, ku shfaqet Tahiri teksa shkon në takime elektorale në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas burimeve të prokurorisë, kjo provë vërteton se mes Sotës dhe Tahirit ka ekzistuar një miqësi e vjetër dhe duke shfrytëzuar këtë miqësi ish-ministri gjatë fushatës ka përdorur dhe mjetin foristradë, me të cilin Sota u arrestua në oborrin e Metalurgjikut. Tashmë anëtarët e grupit të hetimit janë përqëndruar dhe në një pistë tjetër hetimore, për të cilën “Kombinews” në ditët në vijim do japë detaje të tjera. Ndërkohë dy ditë më parë Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi të lerë në burg biznesmenin Oresti Sota, duke rrëzuar pretendimet e tij për origjinën e parave. /KombiNews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY