FOTO/ Vërshimi i Vjosës, Subashi: Kaloi rreziku më i madh, lumi po...

FOTO/ Vërshimi i Vjosës, Subashi: Kaloi rreziku më i madh, lumi po tërhiqet…

98
0
Shares

Lidhur me përmbytjet në zonën e Fierit ka folur sot për mediat, kryebashkiaku Armando Subashi, duke nënvizuar se situata më e vështirë ka kaluar dhe lumi Vjosa në pjesën më të madhe është kthyer në shtratin e vet. “Them se e kemi kaluar zonën e rrezikut. Argjinatura që kemi këtu është shkaktarja kryesore që përmbyti fshatin Darzezë në 2015. Duke parë që niveli i ujërave po rritej, gjatë natës e kemi përforcuar dhe rreziku është kaluar. Çarja e urës këtu ka penguar. Maksimumi nesër mund të instalojmë urën beli. Besoj rrezikun e kemi kaluar edhe për zona të tjera. Më e madhja iku. Nga stacioni në Memaliaj uji është tërhequr. Në një pjesë të madhe, lumi Vjosa është futur në shtratin normal. Pastaj na ngelen fazat e tjera”, tha Subashi për Oranews.

Në vijim Subashi shtoi se fatmirësisht nuk ka raportime të dëmeve në gjënë e gjallë. “Mund të kemi dëme minimale sidomos në ushqimin e bagëtive. Pastaj ngelen dëmet në materiale dhe tokat bujqësore. Besoj që me gjithë këto reshje, këto prurje kataastrofike që ka pasur Vjosa, situata është menaxhuar mire”, deklaroi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY