FOTO/ Në Gjirokastër apelojnë për ndihmë: Përroi po na merr shtëpitë

FOTO/ Në Gjirokastër apelojnë për ndihmë: Përroi po na merr shtëpitë

132
0
Shares

Nga Gjirokastra vijnë thirrjet e rradhës për ndihmë të menjëhershme pasi prurjet e një përroi rrezikojnë të marrin përpara disa shtëpi. Banorët e lagjes ‘Zinxhira’ në kufi me Lazaratin, kanë raportuar në “News24” shqetësimin mbi prurjet e mëdha të përroit, duke apeluar për ndihmë.

Ata shprehën shqetësimin dhe frikën e tyre të madhe pasi shirat e rrëmbyeshëm që ranë këto ditë mund t’i shembin banesat. “Jemi 13 pjesëtarë në familje. Jemi në rrezik nga prurjet e përroit. Po na merr shtëpitë para. Na ndihmoni ju lutem, sepse ne nuk kemi si t’ja dalim”, u shpreh një banorë e kësaj lagje.

Ndërkohë edhe një tjetër banor kërkon ndërhyrjen e shtetit. “Ne kërkojmë ndihmë. Ju si media ju falenderojmë, por kërkojmë ndërhyrjen e shtetit. Ne kemi marrë masa gjithmonë me mjetet rrethanore. Gjithçka e kemi bërë vet. Më shumë fuqi s’kemi. Duhet më shumë investim.”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY