Deputetja që udhëtoi me Habilajt jep premtimin: Do dëmshpërblejmë të përmbyturit në...

Deputetja që udhëtoi me Habilajt jep premtimin: Do dëmshpërblejmë të përmbyturit në Tiranë

106
0
Shares

Lidhur me përmbytjet në qarkun e Tiranës ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, deputetja e PS, Elona Gjebrea, e vendosur në qendër të akuzave për një udhëtim të mundshëm me Habilajt drejt Greqisë. Ajo thotë se të përmbyturit në Tiranë do të dëmshpërblehen.
Postimi i Elona Gjebreas:
Gjatë 3 ditëve e fundit, reshjet e shumta që kanë rënë në gjithë vendin tonë, kanë shkaktuar përmbytje të shumta. Në Tiranë, Shtabi i Emergjencave në bashkëpunim me Policinë e Rendit, Njësia Bashkiake nr.1, Vullnetar dhe Ndërlidhësit me komunitetin, ku gjatë këtyre ditëve të vështira, kanë qëndruar pranë banorëve të Njësisë nr.1. Ata ndoqën nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura , duke qëndruar në gatishmëri për çdo emergjencë . Personalisht gjate këtyre 2 ditëve, kam qenë shpesh në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shiut.
Sipas të dhënave të deritanishme , nuk ka pasur dëme të shumta, kjo edhe si rezultat i investimeve të kryera gjatë vitit të fundit në këtë zonë. Ndërkohë po evidentohen dëmet e shkaktuara dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse pranë Bashkisë së Tiranës, do të mundësojmë dëmshpërblime për ata që janë dëmtuar nga përmbytjet.
Te gjithë banorët e njësisë nr.1, për çdo nevojë që mund të keni në lidhje me situatën, për te gjetur zgjidhje me te shpejta mbi problematiken tuaj,do ju lutesha te kontaktoni në këtë nr +355 69 470 1045,” përfundon Gjebrea.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY