VIDEO/ Të dhimbshme pamjet nga Durrësi, familja e varfër kalon natën nën...

VIDEO/ Të dhimbshme pamjet nga Durrësi, familja e varfër kalon natën nën ujë

174
0
Shares

Qarku i Durrësit ka qenë një prej më të goditurve prej motit të keq, teksa zona të tëra janë mbuluar nga uji. Në një video të publikuar nga ‘Durrëslajm’, shihet sesi familja tepër e varfër e Pëllumb Seferit në zonën e ish-Kënetës në Durrës e ka kaluar natën nën ujë. Dëmet në banesën e këtij kryefamiljari janë kolosale, ndërsa niveli i i ujit brenda në shtëpi shkon në 30 cm. Gjithçka është nën ujë, mobiljet dhe elektro-shtëpiaket kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa i zoti i shtëpisë ka hapur derën për mediet për të treguar situatën mjaft të rëndë në të cilën ndodhet. Ai kërkon ndihmën e autoriteteve për të hequr ujin nga banesa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY