FOTO GALERI/ Presidenti Meta në Berat: Duhet kujdes i madh, dimri po...

FOTO GALERI/ Presidenti Meta në Berat: Duhet kujdes i madh, dimri po bëhet i vështirë dhe i paparashikueshëm

88
0
Shares

Pasi pa nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në Qarkun e Fierit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është ndalur edhe në qytetin e Beratit për të inspektuar zonën e përmbytur në pedonalen e qytetit dhe u takua me Prefektin e Qarkut Berat, Harilla Dafa, ku u njoh me masat e marra për të përballuar emergjencën.
Gjithashtu, Presidenti Meta u takua edhe me banorët e prekur nga përmbytjet që janë strehuar në konviktin e shkollës industriale të Beratit.
Në një prononcim për median Presidenti i Republikës e vuri theksin te menaxhimi i situatës për t’iu qëndruar pranë banorëve të prekur nga përmbytjet.
“Besoj se situata është më mirë se dje aq më tepër edhe këtu në qytetin e Beratit, Osumi është qetësuar në krahasim me një ditë më parë pavarësisht se pasojat ndjehen, ashtu sikurse është rasti i disa banorëve të cilët janë të strehuar dhe janë në kujdesin e bashkisë në një nga konviktet e qytetit apo qoftë për dëmet që mund të kenë pasur banesa apo bizneseve të caktuara. Megjithatë, kjo situatë përveç kujdesit për menaxhimin e dëmeve të deritanishme dhe për të qëndruar pranë banorëve dhe për t’u krijuar atyre kushtet për të vazhduar jetën sa më normalisht kërkon edhe kujdes për të ardhmen sepse jemi në një kohë kur dimri bëhet i vështirë dhe i paparashikueshëm”, deklaroi Presidenti Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY