BILANCI/ Gjendje e jashtëzakonshme në Fier, 333 banesa të përmbytura dhe 3500...

BILANCI/ Gjendje e jashtëzakonshme në Fier, 333 banesa të përmbytura dhe 3500 hektarë nën ujë

78
0
Shares

Fieri mbetet një nga qarqet më të prekura prej përmbytjeve masive, si pasojë e çarjes së argjinaturave të lumenjëve Vjosa e Seman. Vërshimi i lumenjëve dhe përrenjëve ka shkaktuar përmbytjen e qindra banesave dhe mijëra hektarëve tokë.

Nga të dhënat më të fundit të publikuara nga prefektura e Fierit, mësohet se deri në orën 13:00 janë përmbytur 333 banesa, ndërsa rrezikohen 250 të tjera në të gjithë qarkun. Ndërkohë janë evakuuar 70 familje nga Emergjencat Civile, ndërsa dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Prefektuara pohon se janë përmbytur 3500 hektarë tokë, si dhe rrezikohen 5000 hektarë të tjerë në orët në vijim nëse prurjet në basenin e lumënjeve do të vijojnë të shtohen. Fatkeqësisht situata nuk ka premisa përmirësimi pasi Instituti i Gjeoshkencave pohon se priten më shumë reshje dhe vërshime lumenjsh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY