Arrestohet pasagjeri i autobusit, se i vinin erë çorapet

Arrestohet pasagjeri i autobusit, se i vinin erë çorapet

103
0
Shares

Policia indiane ka arrestuar një person era e çorapeve të të cilit ka shqetësuar pasagjerët e një autobusi të cilët kanë protestuar.
Personi në fjalë hoqi këpucët dhe çorapet në autobusin që shkonte nga shteti pranë Himalajave, Himachal Pradesh në Nju Delhi dhe i vendosi nën vete, thotë policia.
Pasagjerë të tjerë janë irrituar dhe i kanë kërkuar ti hidhte çorapet, por ai ka refuzuar duke u përballur fizikisht, aq sa detyroi shoferin e autobusit të ndalonte pranë një stacioni policor në distriktin e Una në Himachal Pradesh.
Shefi i policisë Sanjeev Gandhi tha për AFP se autobusi ndaloi disa herë për shkak të erës së tmerrshme para se të vinte në stacionin e policisë.
“Ai u arrestua për prishje të qetësisë publike e më pas u lirua me kusht”, ka thënë Gandhi.
Ai shton se personi ka kërcënuar pasagjerët e tjerë dhe ka shkaktuar telashe edhe në stacionin e policisë.
Ai u largua me tjetër autobus një ditë më pas, teksa ngulmonte se çorapet e tij nuk vinin erë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY