ALARMI & TABELAT/ Meteorologët: Reshjet e shiut do të shtohen, do të...

ALARMI & TABELAT/ Meteorologët: Reshjet e shiut do të shtohen, do të zgjerohet harta e përmbytjeve

266
0
Shares

Gjatë ditës së sotme deri të shtunën priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.
Këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet (Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Shenjat e Alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë sipas qarqeve .
Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së sotme (e premte, datë 01. 12. 2017). Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me sasinë e këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta. Efektet e ndjeshme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë (datë 02. 12. 2017). Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet (Elbasan, Gjirokastër dhe Berat) përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së sotme (e premte, datë 01. 12. 2017). Shenjat e Alarmit për Përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë sipas qarqeve.
Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Parashikimi

Reshje
Sot pasdite (e premte, dt. 01) reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të lartë por në rënie krahasuar me dje.
Nesër (e shtunë, dt. 02) reshjet do të vazhdojnë përsëri intensiteti i tyre do të jetë në përgjithësi i lartë por në rënie në veri të vendit krahasuar me sot (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

Temperaturat
Nesër (e shtunë, dt. 02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 15 °C
në vendet e ulëta: 5 °C / 14 °C
në vendet malore: 0 °C / 10 °C.

Era
Sot pasdite (dt. 01) dhe nesër (dt. 02) do të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY