ALARMI/ Braktisni shtëpitë, shpëtoni kokat

ALARMI/ Braktisni shtëpitë, shpëtoni kokat

255
0
Shares

Gjatë një lidhje telefonike për Neës24, kreu i Emergjencave Civil, Shemsi Premci ka dhënë informacion për situatën nga reshjet dhe masat e ndërmarra. Ai ka thënë se pritet një përkeqësim i situatës në juglindje dhe verilindje duke e krahasuar situatën të ngjashme me atë të vitit 2015.
Ai kërkoi nga qytetarët që janë preku nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat ose të strehohen në katet e dyta të banesave.
“Në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë – Tiranë dhe në aksin Vorë – Thumanë. Strukturat kanë qenë në ndihme të qytetarëve. Një pjesë e qytetareve nuk kanë respektuar edhe thirrjen për të evituar lëvizjet. Pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindor dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015. Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 duhet të lënë banesat ose të strehohen në katet e dyta. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat. Aksi rrugor i Thumanës duhet të evitohet. Bizneset duhet të ndërpresin aktivitetin në akset rrugore që mos bëhen pengesë”, tha Shemsi Premci.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY